Gjatë sulmit që ndodhi në shkollë, një student u qëllua dhe një student tjetër është vrarë deri sa ishte në banjon e shkollës, raporton Reuters duke cituar American Broadcasting Company News.
Një tjetër student ishte gjallë, tha shefi i policisë, Ronny Dodson, duke shtuar se në ndërkohë një oficer i policisë gjatë operacionit në shkollë aksidentalisht qëlloi një koleg i cili vetëm është plagosur.

Më herët sot, zëdhënësja për Qendrën Rajonale Mjekësore në Alpajnu, Rut Huk tha se personeli i spitalit kishte pranuar tre persona të plagosur, por nuk specifikoi se si të plagosur dhe a kishte të vdekur.
Gjatë sulmit në shkollë ishin mbi 280 nxënës, të cilët më pas janë evakuuar.






















