Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Një i ri ka vrarë me armë të dashurën e tij dhe më pas edhe veten. Ata kanë qenë në makinë, kur ka ndodhur edhe krimi i rëndë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Pjetrit”. Të rinjtë janë gjetur të pajetë në mjetin e tyre.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.






















