Ministri i Drejtësisë franceze Zhë-Zhak Yrvoas i është përgjigjur letrës së deputetit shqiptar të Parlamentit të Brukselit, Ahmet Gjanaj, që i kërkonte Ministrit të vepronte për lirimin e Ramush Haradinaj.
Ministri rithekson ndarjen e pushteteve por dhe “garanton se gjykatësit do të veprojnë në përputhje me të drejtat themelore dhe angazhimeve ndërkombëtare të Francës.”
Deputeti Ahmet Gjanaj thekson se këto dy elementë të fundit nuk lënë asnjë hapësirë për ekstradimin e Ramush Haradinaj.






















