Gazeta italiane “La Repubblica” u ka kërkuar pasagjerëve të anijes që po digjet, të komunikojnrë me të përmes e-mail, për të dërguar materiale ekskluzive nga situata në anijen ‘Norman Atlantik’!!
Por ndërsa kërkesa bëhet dhe në Twitter, menjëherë kanë reaguar me komente qytetarët, duke i bërë të ditur kësaj media, që t’i vijë turp për kërkesat.
Sipas komenteve, pasagjerët po shohin tmerr dhe vdekjen me sy, ndërkohë që media përdor situatën e tyre në favor të gazetarisë.
“Por kjo që bëni ju nuk është gazetari”, janë shumë prej deklaratave që kanë bërë italianët në faqen e Twitter-it të ‘La Repubblica’.















