INUK ka shembur me shpërthim të kontrolluar një pallat 7-katësh në Hudenisht të Pogradecit.
Për shembjen e tij u përdorën 120 kilogramë C4 dhe specialistët e Xhenios kishin bërë 1800 vrima për vendosjen e lëndës plasëse.
Pallati ishte ndërtuar pa leje buzë liqenit të Pogradecit dhe INUK kishte paralajmëruar që para një muaji shembjen e tij.
Nuk pati asnjë incident gjatë shpërthimit ndërkohë që rruga Pogradec-Lin ishte bllokuar në një distancë rreth 300 metra.
Në krye të këtij aksioni ishte vetë drejtuesja e INUK Dallandyshe Bici.