Lëvizje të dyshimta kanë vënë në lëvizje karabinierët e Soleto-s. Gjatë kontrollit të kryer kanë arritur të zbulojnë dhe të arrestojnë një grup trafikantësh.
Mes tyre janë arrestuar dy vëllezër shqiptarë. Maringlen dhe Marius Alka akuzohen për trafik të të lëndëve narkotike.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 32-vjeçari Alessandro Scalinci, bashkëpunëtor i dy vëllezërve shqiptarë.
Mësohet se Maringleni ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur nga çatia e banesës, por nuk ka mundur t’i shpëtojë forcave të policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 400 gramë heroinë.
A.B















