Ish-Presidenti Basmir Topi konfirmon se është përgjuar nga Shërbimi Informativ gjatë kohës që ka qenë duke ushtruar detyrën e tij. Topi thekson se SHISH ka përgjuar dhe trupin diplomatik në Shqipëri.
“Unë jam përgjuar dhe kur kam qënë President Republike. Kjo është çështje e disa njerëzve që vinë nga regjimi komunist, të sëmurë psiqikisht. Këtë e bëjnë për bashkëpunëtorët e tyre. Edhe unë kam dëgjuar në lidhje me këtë çështjen e përgjimeve, dhe të asa aparature që është përdorur. Kjo është një aventurë do t’iu kushtojë shumë rëndë këtyre njerëzve që kanë bërë të tilla gjëra. Këtu përgjohesh në detyrë, e detyrë si President i Republikës, përgjohesh nga njësitë e paligjshme, nuk besoj se ka krim më të rëndë. Disa prej tyre që aludohet se janë përfshirë në këtë skemë sot janë në politikë. Ata që janë të papërlyer, sot duhet të diskutojnë për këtë çështje, sepse jemi një vend i NATO-s. Kanë dalë fjalë se janë përgjuar dhe ambasadorët”, tha Topi në A1 report.
Ish- Kreu i shtetit kërkon që Drejtori i SHISH, Visho Ajazi, të dalë para drejtësisë.
“Ai që ka shkelur ligjin duhet të dalë para drejtësisë. Kjo është një tradhëti kombëtare, të merresh me spiunime dhe kur nuk dihet as për kë. Këtu kanë ndodhur dhe histori të tjerë, që kanë lidhje me çështje ekonomie dhe për sigurinë kombëtare”, tha Topi.
















