• Latest
  • Trending
  • All

Tony Blair do të jetë këshilltar i qeverisë serbe 16 vjet pas bombardimeve të Beogradit

19/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Tony Blair do të jetë këshilltar i qeverisë serbe 16 vjet pas bombardimeve të Beogradit

19/02/2015
in Lajme

Blair do të këshillojë kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, ish kritikun e tij të hapur, sipas një marrëveshjeje që besohet të jetë financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tony Blair ka shtuar Serbinë në listën e vendeve nga të cilat paguhet si këshilltar, pavarësisht rolit të tij si nismëtari kryesor i bombardimit të Beogradit në vitin1999.

Blair do të këshillojë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ishte ministër i informacionit gjatë periudhës së luftës dhe njëkohësisht një nga kritikët më të fortë të politikanit britanik, si dhe një ndër redaktorët e librit me titull ‘Pordha gej angleze Tony Blair.’ (English Gay Fart Tony Blair)

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas burimet zyrtare serbe, tani Vuçiç dhe Blair e gjejnë veten në të njëjtën anë, sipas një kontrate të nënshkruar nga zyra e konsulencës së Blair për të ngritur një “njësi statistikore,” të paguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo kontratë mund të zemërojë jo vetëm serbët që nuk kanë përtypur rolin e Blair në fushatën e bombardimeve kundër ish-Jugosllavisë, por edhe kundërshtarët e zgjerimit të interesave të tij të biznesit në Lindjen e Mesme. Kritikët thonë se shqetësimet personale, duke përfshirë edhe lidhjet financiare në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë minuar dhe emërimin e tij si dërguar zyrtar në Lindjen e Mesme për Kuartetin – OKB, SHBA, Rusi dhe BE.

Dy zyrtarë të lartë serbë kanë thënë se Abu Dhabi po financon ‘Tony Blair Associates’ në rolin e tij më të fundit si këshilltar në qeverisë së tyre.

Blair dhe ekipi i tij kanë bërë vizita të rregullta në Beograd gjatë muajve të fundit, siç raportojnë burime të qeverisë serbe, duke përfshirë dhe një leksion në fund të janarit nga ish këshilltari i medias i qeverisë Britanike, Alastair Campbell.

Politikanët rivalë serbë thonë se Blair është një zgjedhje e “çuditshëm” si këshilltar i Vuçiç, duke pasur parasysh kritikat e ashpra të të shkuarës. “Si mund të thuash gjëra të tilla për dikë dhe tani ta paraqesësh atë si një faktor kyç në bërjen më efikase të qeverisë sonë?” ngre pyetjen Borko Stefanoviç, udhëheqës i grupit më të madh opozitar në parlament.

Libri me titull plot nuancë, botuar në vitin 2005, ku Vuçiç është përmendur si një nga redaktorët, është shkruar nga Vojislav Sheshel, një politikan Serb i dyshuar si kriminel lufte, kur të dy ishin anëtarë të lartë të Partisë Radikale Serbe.

Vuçiç është përpjekur që atëherë të distancohet nga e kaluara e tij, duke u larguar në 2008 nga radikalët e Tomislav Nikoliç, president i tanishëm i Serbisë, për të formuar Partinë Progresiste, e cila e ka prezantuar veten si pro-europiane.

Njohësit e Ballkanit thonë se ata mund të jenë duke u përpjekur të balancojnë dështimet e tyre në politikën e brendshme me shtysën që kredencialet e Blair mund të sjellin në fushatën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Europian, ose në përmirësimin që ekipi I tij mund të sjellë në aftësitë e tyre qeverisëse.

Por dhe vetë Blair mund të përballet me pasoja politike nga kjo marrëveshje, për shkak të lidhjeve ndërmjet Abu Dhabit, Serbisë dhe një palestinezi të kontrovers në azil, Mohammed Dahlan, të cilat kanë të ngjarë ta bëjnë këtë marrëveshje jashtëzakonisht të dyshimtë në syrin e zyrtarëve Palestinez në Bregun Perëndimor.

Si një rival i presidentit Mahmud Abaz, Dahlan nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u bërë udhëheqësi i ardhshëm palestinez. Ai aktualisht është duke jetuar në Abu Dabi, ku shërben si këshilltar ekonomik dhe i sigurisë i princit të kurorës Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ai ka luajtur një rol kryesor në negocimin e investimeve të premtuara me vlerë prej miliarda eurosh në Serbi nëpërmjet një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore. Si rezultat, atij, gjashtë anëtarëve të familjes së tij dhe gjashtë mbështetësve të tij politikë u është dhënë shtetësia serbe gjatë viteve 2013 dhe 2014, siç zbuluan këtë muaj The Guardian dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative.

Dahlan, ish-shefi i sigurimit palestinez me lidhje të ngushta me SHBA, u përzu nga vendi në vitin 2011 nga lëvizja Fatah, e udhëhequr nga Abaz, i akuzuar për një sërë kundërvajtjesh.

Ai u dënua në mungesë me dy vjet burg në mars të 2014 për kritikat ndaj udhëheqjes të Abbas dhe të forcave të sigurisë të Autoritet Palestinez në Bregun Perëndimor.

Një tjetër proces gjyqësor kundër tij pritet të përfundojnë në shkurt, këtë herë për akuzat për përvetësim të 22 milion dollarëve. Dahlan nga ana e tij mohon të gjitha akuzat.

Zyrtarët palestinezë janë zemëruar nga refuzimet e Abu Dhabit për të dorëzuar Dahlan, si dhe nga mbështetja e supozuar nga ana e tyre e fushatës së tij për të rrëzuar nga pushteti Abbas, nëpërmjet derdhjes së parave në kampet e refugjatëve palestinezë dhe rripin Gazës për të fituar mbështetësit e tij.

Nimar Hamad, këshilltar politik i Abas, tha për BIRN-in nga kompleksi presidencial në Ramallah se përfshirja e Abu Dabit ishte “shumë e zbehtë”. Ai shtoi: “Kjo histori filloi kur Princi Mohammed Bin Zayed kërkoi të mos merrej asnjë masë ndëshkuese ndaj Mohammed Dahlan.”

Chris Doyle, drejtor i Këshillit për Mirëkuptim Arabo-Britanik, tha se Blair duhet të vendoste mes ndjekjes së interesave të tij të biznesit dhe postit të tij si i dërguari i Kuartetit.

“Nuk ka një ndarje të qartë midis marrëdhëniet diplomatike të Blair dhe marrëdhënieve të tij të biznesit në Lindjen e Mesme,” tha ai. “Në rolin e tij si i dërguari për Lindjen e Mesme, marrëdhëniet e tij me Abaz janë vendimtare në ndërtimin e ekonomisë dhe administratës palestineze. [Lidhjet e tij] me Abu Dhabin mund t’i dëmtojë ato.”

Një ministër serb, i cili kërkoi të mbetet anonim, konfirmoi se puna e Tony Blair Associates, duke përfshirë edhe leksionin e fundit të Alastair Campbell, ishte e mbuluar nga Abu Dhabi, por tha se natyra e saktë e marrëveshjes ishte një sekret i ruajtur mirë.

“Askush nuk na ka thënë ndonjë hollësi, duke qenë se marrëveshja është diskutuar në rreth shumë të ngushtë”, tha ministri. “Ka pasur disa njerëz që kanë dhënë leksione, por të them të vërtetën, unë nuk shoh ndonjë vlerë në këtë projekt. Ata nuk na kanë thënë ndonjë gjë që ne nuk e dimë.”

Një tjetër burim nga zyra e kryeministrit tha se Abu Dhabi ishte duke paguar faturën për projektin, por tha se ai nuk kishte detaje të mëtejshme. “Unë di vetëm se njerëzit erdhën dhe na thanë se ajo ishte paguar nga Abu Dhabi.”

Blair ka tërhequr tashmë vëmendjen për lidhjet e tij të biznesit me Abu Dabin, duke përfshirë dhe një kontratë me vlerë më shumë se 1 milion paund në vit për këshillimin e fondit të pasurisë të sovranit të emiratit, Mubadala.

Kur u pyet nëse Blair vazhdon të jetë “ndërmjetësi i ndershëm” i procesit të paqes, Abbas tha për BIRN-in në një intervistë ekskluzive se: “Tony Blair u propozua nga komisioni Kuartet si i dërguari për Lindjen e Mesme dhe ne e pranojmë këtë si vendimin e kuartetit.” Por, ai shtoi se ai e kishte “humbur shpresën” në raundin aktual të negociatave.

Ai është afër princit të kurorës, i cili ndan shqetësimet e Blair lidhur me Vëllazërinë Myslimane dhe besohet të jetë dhe pas rolit më të fortë të Emirateve të Bashkuara Arabe në rajon, duke përfshirë fushatën e njëanshme të bombardimeve mbi Libinë lindore.Një zëdhënëse e Tony Blair Associates refuzoi të konfirmojë apo mohojë nëse Abu Dhabi po financon projektin, por tha se kjo nuk do të ndikojë në punën e Blair për Kuartetit në Lindjen e Mesme.

“Ky projekt është negociuar dhe rënë dakord drejtpërdrejt mes Serbisë dhe TBA-së (Tony Blair Associates) në vijim të takimeve mes Tony Blair dhe kryeministrit serb dhe nuk ishte pjesë e ndonjë marrëveshjeje më të gjerë,” tha ajo në një deklaratë. “Puna e njësisë statistikore nuk ka ndikim në rolin e Toni Blair në Lindjen e Mesme për ekonominë palestineze.”

Zyra Bler u tha gazetarëve korrikun e kaluar se nuk kishte “asnjë projekt ose kontratë në ose me Serbinë”, pas një vizite të ish-kryeministrit në Beograd. Zëdhënësja e Blair tha se marrëveshja serbe nuk ishte nënshkruar në kohën e mohimit. Ajo nuk pranoi të thotë se kur është rënë dakord lidhja e kontratës.

Blair nuk publikon të ardhurat e tij, por Financial Times i vlerëson të ardhurat e tij për vitin 2011 në rreth 20 milion paund. Ai është paguar deri në 300,000 dollarë për një seancë cikli leksionesh, kanë thënë ndihmësit.

Në të kaluarën ai ka këshilluar vende të ndryshme si Ruandën, Shqipërinë, Mongolinë dhe Kuvajtin. Iniciativa e tij për Qeverisjen e Afrikës ka punuar me qeveritë e Sierra Leone, Liberisë, Guineas, Nigerisë, Etiopisë dhe Senegalit në baza jo-fitimprurëse.

Ai ka ndezur polemika të shumta duke këshilluar sundimtarin autokratik të Kazakistanit mbi si të menaxhojë pasojat nga një masakër civilësh nga ana e policisë, dhe duke këshilluar mbi një projekt gazsjellës të iniciuar nga presidenti i Azerbajxhanit.

 

Ky artikull është produkt i programit të titulluar ‘Gjurmimi i Dokumenteve për një Qeverisje më të Mirë’, i financuar nga Austrian Development Cooperation (ADC) dhe implementuar nga BIRN Kosovo dhe BIRN Hub. Përmbajtja nuk reflekton qendrimet dhe opinionet e ADC.

Previous Post

Basha: Qeveria nuk lufton dot krimin. Qëllimi ynë largimi i saj

Next Post

Selimi: Serbia duhet të paguajë dëmet e luftës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Selimi: Serbia duhet të paguajë dëmet e luftës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.