“Sylë Hoxha është shprehur i shokuar se si kanë mundur të dalin nga duart e zyrtarëve këto prova. Hoxha ka dështuar në misionin e tij, për shkak se ka deklaruar se provat janë të sigurta dhe të pacenueshme. Ligji e obligon që provat të mbeten në dhomë të siguruar, dhe nëse më pas ka motiv që pjesërisht t’i publikojë ato prova, atëherë ndoshta edhe mund ta bëjë”.
“Por në këtë rast, ne s’i kemi provat dhe as Hoxha s’i ka. Mirëpo ato dolën dhe ata që i pajisën mediat me këto prova, kanë përgjegjësi penale. S’është gjë e keqe që mediat i publikuan, por kush ua dha. Kjo është shokuese, dhe paraqet një mori veprash penale”, ka thënë Gashi, raporton Klan Kosova.























