Më tej theksohet se përgjegjësit i kanë dhënë mediave informacione konfidenciale nga kamerat e sigurisë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për të cilat informata janë në vënë në dijeni (i kanë poseduar) gjatë ushtrimit të profesionit të pjesëtarit të policisë së Kosovës apo të pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të pjesëtarit të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë.
Në këtë kallëzim penal, avokati Tomë Gashi ka theksuar se personat përgjegjës kanë kryer veprat penale:
Zbulim i paautorizuar i informacioneve konfidenciale nga Neni 203 i Kodit Penal të Kosovës
Manipulim me prova nga Neni 397 i Kodit Penal të Kosovës
Zbulim i fshehtësisë zyrtare nga Neni 433 i Kodit Penal të Kosovës dhe
Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar nga Neni 422 i Kodit Penal të Kosovës
Si dhe vepra të tjera penale të cilat Prokuroria zyrtarisht do ti identifikojë gjatë procedurës penale kundër të paraqiturve.
Përmes këtij kallëzimi penal avokati i familjes Dehari ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi që në këtë rast të mos autorizoj prokuror nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe as oficerë të policisë e hetues nga Drejtoria Regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren.






















