Gashi në emisionin “Info Box” në RTV Dukagjini ka thënë se gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur, dhe se kjo është parë në xhirim ku shihet se nuk janë aspak të befasuar.
“Nuk po them që gardianet e kanë vra Astritin edhe pse kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se në ditën kur ka vdekur Astriti është dashur të arrestohen dhe të shkarkohen menjëherë nga drejtori i burgut të Prizrenit e deri tek gardianët.






















