Sipas tij, këto marrëveshje nuk kufizohen vetëm në telefoni, por kjo është edhe një tjetër ndërhyrje në sovranitetin e vendit, me theks të veçan ndërhyrje direkte në sigurinë nacionale, sepse kjo do ti mundësoj organeve serbe të sigurisë të kenë mundësi për të ndërhyrë në sigurinë publike të shtetit dhe private të qytetarit.
“Sot me këtë marrëveshje kjo qeveri po e legjitimon Serbinë si bashkëpronare të aseteve dhe pasurisë së Kosovës. Kjo qeveri hapi edhe një derë të rrezikshme që më nuk do të mbyllet, kjo tashmë shumë shpejt do të shihet edhe në asetet tjera ekonomike të vendit”, ka shkruar Limaj.






















