Një i ri i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë, e dyta për sot ka ndodhur në Vaun e Dejës. Lajmi bëhet i ditur për SYRI.net nga burime të Policisë së Shkodrës.
Sipas tyre, mëngjesin e sotëm në orën 05:30 minuta në fshatin Shelqet, 23-vjeçari Mark P., në banesën e tij, ka vrarë veten me armë gjahu çifte.
Policia bën të ditur se i riu prej kohësh ka vuajtur nga problemet mendore.
















