Një tjetër grabitje ka ndodhur ditën e sotme.
Burime nga policia thanë se, në orët e para të mëngjesit, në Fushë – Krujë(rruga e vjetër Tiranë – Fushë-Krujë), persona të paidentifikuar me një mjet tip Benz pa targa, kanë vjedhur një sasi parash në një pikë këmbimi valutor.
Kasaforta e kësaj pike nuk është prekur.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë vijuar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.















