Leon H., 33 vjeç, banues në Tiranë, gjatë ditës së djeshme në banesë, ka goditur me grusht, dhe ka dëmtuar me gërshërë gishtin e mesit dhe të unazës, të motrës së tij E. H., 39 vjeçe.
Gjithçka ka ndodhur pas një debati me fjalë për çështje familjare mes vëllait dhe motrës, por situata ka degraduar, duke bërë që i riu të ngrejë dorë.
Jo vetëm kaq por në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer gërshërët dhe ka goditur në dorë motrën, të cilat i ka çarë dy gishta.
39- vjeçarja ju drejtua policisë, duke çuar në arrestimin e të vëllait.






















