Një shpërthim me lëndë eksplozivi ka ndodhur gjatë natës në Tiranë në rrugën ‘Artan Lenja’ tek Fusha e Aviacionit.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar në pjesën e parakolpit një makinë tip Chevrolet në pronësi të 34-vjeçarit me iniciale F.P.
Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga ngjarja, ndërkohë që nuk dihen autorët.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht këtë rast të shpërthimit me eksploziv.















