Një i ri është hedhur nga banesa e ballkonit të tij në një fshat të kryeqytetit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjara ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Sukth i Ri, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Teksa ishte në banesën e tij, 26-vjeçari A.L. është hedhur nga kati i dytë në gjendje depresioni, shtojnë të njëjtat burime. Më pas i riu, u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. /Syri.net/















