Tre persona në Tiranë janë shpallur kërkim pas denoncimit të bërë nga një bankë e nivelit të dytë, që dyshon se kartat e saj janë klonuar dhe janë përdorur për të bërë blerje me vlerë 2 milionë lekë të vjetra.
Pas denoncimit të bërë, Policia e Tiranës ka nisur verifikimet dhe është në kërkim të 3 personave, të cilët dyshohet se kanë përdorur këto karta të klonuara.
Ata ende nuk janë identifikuar, por bëhet me dije se blerjet me kartat janë bërë në datat 18 dhe 20 qershor.
















