Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme: “Në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane, shtetasi F.S., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij.
Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.






















