Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën ‘Kastriotët’ në një kompleks në Tiranë, teksa 20-vjeçare i ka vjedhur makinën vëllait të saj.
Ka qenë babai i tyre, Astrit Xh. që ka bërë denoncim në polici se i kanë vjedhur makinën tip Honda të djalit të tij, Majkëll Xh.
Sipas kallëzimit që ka bërë para uniformave blu, ai dyshon se makinën e ka vjedhur vet vajza e tij Anxhela Xh.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje për të gjetur makinën e vjedhur.















