Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një makinë ka përplasur një grua së bashku me dy fëmijët e saj.
Ngjarja ka ndodhur në unazë në zonën rrugën përballë Arkivës së Shtetit. 3 të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë e dy fëmijët jashtë rrezikut për jetën.















