Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi ka firmosur lirimin nga detyra dhe të 5 drejtuesve të lartë me gradën drejtues i parë. Detyra aktuale që mbanin ishte “specialistë koordinimi në Drejtorinë e Studimeve Strategjike në DPPSH”.
Sipas Burimeve zyrtare nga policia e bëhet me dije nga detyra janë liruar;
1. Tonin Voci ish drejtor i krimeve të renda në DPPSH (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit)
2. Astrit Halili ish drejtor i standardeve profesionale.
3. Arjan Bozhgaj ish drejtor i policisë në Fier.
4. Nikolin Bala ish drejtor i operacionales në DPPSH
5. Artan Cuku ish drejtor i policisë së Qarkut Vlorë
Motivacioni i lirimit “shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi në një detyrë tjetër” neni 57 pika 2 gërma b e ligjit për Policinë e Shtetit.
Sipas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi ndaj këtyre punonjësve të policisë ndërpriten marrëdhëniet financiare që nga data 1 Qershor 2014.
Lirimet fundit janë në kuadër të ristrukturimit të Policisë së Shtetit, ku burime të brendshme bëjnë me dije se lirimet nga policia të ish drejtuesve të lartë nga vitit 2005-2013 do vijojnë në ditët në vazhdim.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














