Gjendet i pajetë në ujërat e Liqenit Artificial në kryeqytet gjatë mbrëmjes së djeshme një 40 vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se pas verifikimeve u zbulua se kufoma e gjetur i përket shtetasit me inicialet L.H., 40 vjeç me banim në fshatin Dukat të Vlorës. Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se nuk ka patur shenja dhune në trup. Gjetja e trupit është bërë gjatë kërkimeve të zhvilluara, pas gjetjes në bregun e Liqenit Artificial Tiranë, të disa rrobave, dokumenteve dhe një karte identiteti në emrin e L.H. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por dyshohet se bëhet fjalë për mbytje, ndërsa nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















