Ministria e Arsimit dhe e Sportit pas pezullimit të aktiviteteve të universiteteve ne vend, ka paralajmëruar mbylljen edhe të 12 shkollave të mesme, të cilat, sipas MAS, nuk plotësojnë standardet.
Vendimi më i fundit i MAS-it u bë i ditur sot nga zëvendësministrja Nora Malaj.
Shkollat që do të mbyllen janë:
1. “Talenti” në Durrës;
2. “Migjeni” në Durrës;
3. “Tre Janari” në Durrës;
4. “Iliria 1” në Elbasan,
5. “Baka” në Lushnjë;
6. “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” në Mat;
7. “Vitrinat” në Tiranë;
8. “Eurovizion” në Tiranë;
9. “Inkus netëork” në Tiranë;
10. “Vëllezërit Frashëri” në Vlorë;
11. “Sami Frashri” në Kuçovë;
12. “Arianiti” në Elbasan.















