Një 41-vjeçare është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vorë të Tiranës, me akuzën se i ka vjedhur bashkëshortit të saj një shumë parash.
Burime nga policia thanë për Syri.net se, në pranga është vënë rreth orës 00:50 Lumturie.P,. banues në fshatin Muçaj, Vorë.
Ajo dyshohet se gjatë së enjtes i ka vjedhur 200.000 lekë të reja në banesë bashkëshortit të saj A.P., 49-vjeç.
Kjo shumë monetare është bllokuar nga policia në cilësinë e provës materiale.















