Një 18-vjeçar në Tiranë ka goditur me sende të forta drejtorin dhe nëndrejtoreshën e shkollës së tij.
Aldo Troski, 18 vjeç, banues në Tiranë, gjimnazist në ‘’Shkollën e Bashkuar’’, në Farkë të Madhe, ka goditur drejtorin 56 vjeç me inicialet XH.Q dhe nëndrejtoreshën me inicialet O.U 36 vjeçe.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë 18-vjeçarin të kryente një veprim të tillë. Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar 18-vjeçarin.