• Latest
  • Trending
  • All

Thoma Simaku “Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë”

03/09/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Thoma Simaku “Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë”

03/09/2016
in Lajme, Udhetimi im

Esmeralda Sadikaj

Thoma Simaku është kompozitori shqiptar, i cili karrierën e tij artistike e nisi në Shqipëri për ta vijuar më tej në botë anë e mbanë. Para se të vinte në Britaninë e Madhe, kishte mbaruar studimet për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve (sot, Akademia e Arteve) në Tiranë dhe ishte vlerësuar me dy çmime kombëtare me veprat që kishte kompozuar si student; gjithashtu kishte dhe disa muzikë filmash, ku si film të pare veçon ‘Duaje emrin tënd’, që ishte shfaqur edhe në një festival ballkanik në Greqi. Në vitin 1991 merr vizën për të ardhur në Britani. Ishte i ftuari i shtëpisë botuese ‘Emerson Edition’, e cila sapo kishte botuar pjesën ‘Nokturn për klarinetë dhe piano’.
Fillimi, edhe për kompozitorin Simaku nuk ishte i lehtë. Kishte problem me gjuhën angleze, të cilën u detyrua ta mësonte në mënyrë autodidakte. Dhe pas kësaj vijoi studimet në Universitetin e York-ut. ‘Në Angli, unë mora statusin e artistit, por për këtë mu desh të prisja disa vjet dhe gjatë kësaj kohe kur shqyrtohej kërkesa ime nuk mund të lëvizja nga Anglia. Pikërisht në atë kohë më vdiq babai. Cilido që nuk merr pjesë në varrimin e babait të vet e ka një arsye të fortë – arsyeja ime ishte që unë nuk e dija që babai kishte vdekur. Nëna i kishte porositur të gjithë që të mos më tregonin, sepse ajo nuk donte që t’i ndërprisja studimet; nëse do të kisha ikur nga Anglia në kohën që kërkesa ime ishte në shqyrtim e sipër nuk mund të kthehesha përsëri!’, na tregon Thomai, si një ndër sakrificat më të mëdha që ka bërë në jetën e tij.
Jeta është e ndërtuar mbi sakrifica, disa janë të mëdha e disa të vogla. Kompozitori shqiptar na tregon sesi mund të ndërtohet një familje e edukuar dhe me baza të forta. Për këtë ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm edhe e shoqja, Lindita. Ajo me zellin e mësueses dhe dashurinë e nënës i ka dhënë mësim piano të dy vajzave, Albës dhe Jonës, që kur ishin fare të vogla. Ato u rritën me muzikë, por profesioni i tyre është larg muzikës. Alba ka studiuar anglisht dhe frëngjisht, ndërsa Jona po studion gjuhën angleze. Alba sapo ka përfunduar master në ‘University College London’ .
Punimi i saj i diplomës është mbi romanin ‘Shkaba’ të Ismail Kadaresë. Ajo krahason tre versionet: në shqip, frengjisht dhe anglisht. Thomai është krenar për arritjet e vajzave të tij dhe krah kulturës angleze nuk lë mënjanë t’i edukojë ato edhe me kulturën shqiptare. ‘Mendoj që kuptimi dhe interpretimi i vlerave më të mira shqiptare fillojnë me gjuhën tonë të bukur shqipe. Nga ana tjetër, ne kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vend, dhe mendoj që integrimi në shoqërinë angleze është po aq i rëndësishëm sa dhe ruajtja e indentitetit tone,’ shprehet Thomai.
Po bën rreth 15 vite që jeton në Britaninë e Madhe. Është njohës i muzikës botërore dhe ekspert në fushën e tij. Evropa, sipas tij është ‘shtëpia’ jonë e madhe. Do të dëshironte që të bëhej promovimi i kulturës sonë kombëtare në institutet kulturore në disa qendra të Europës.
Një institucion i tillë do t’i bashkonte më tepër si artistët ashtu dhe komunitetet shqiptare. ‘Mendoj se çdo ‘qindarkë’ që shteti shqiptar mund investojë tani për kulturën kombëtare, antike dhe moderne, do të sillte të ardhura të majme për Shqipërinë Evropiane në një të ardhme jo të largët!
Historia e muzikës na ka mësuar një gjë të ‘thjeshtë’, që rruga e suksesit ka qenë gjithmonë e vështire; aq më tepër në këto kohë të ‘acarta’, kur konkurrenca është tepër e ashpër. Ka shumë kompozitorë, si nga Lindja ashtu dhe nga Perëndimi, por besimi që kam patur dhe bindja që kam në fuqinë shprehëse të muzikës mbeten për mua ‘çelësi i artë’ në rrugën që kam zgjedhur. Siç thoshte Konica, ‘muzika nuk është qejf, por është një fe!’’ thekson Simaku.
Nga veprat që ka kompozuar këtu në Angli, veçon pjesën ‘Fluturimi i Shqiponjës’, e cila lindi nga proverba e lashtë shqiptare ‘Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë’. Kjo vepër është luajtur disa herë nga instrumentistë të nivelit ndërkombëtar, si në Angli, Amerikë, Itali dhe kohët e fundit edhe në Kinë.
Gjithashtu, vepra më e fundit, premiera botërore e së cilës u dha më 26 nëntor 2014 (në të njëjtën ditë kur ‘Fluturimi i Shqiponjës’ e u ekzekutua në Pekin) në koncertin Notes on Albania, në Londër. Kjo vepër, e ekzekutuar nga violinisti i famshëm anglez Peter Sheppard Skaerved, është frymëzuar pikërisht nga tingujt e çiftelisë. Vihet re qartë, se kompozitori kulturën dhe traditat shqiptare, përpiqet t’i tejçojë e përcjellë anë e mbanë botës nëpërmjet artit të tij. Ja se çfarë është për Thoma Simakun, Shqipëria:
“Atdheu është emër i përveçshëm, dhe si i tillë nuk zëvendësohet me asgjë tjetër! Është vendi ku u linda dhe u rrita, ku mësova të flas dhe të këndoj, janë deti dhe lumenjtë, këngët dhe vallet, përrallat dhe proverbat, isoja dhe çiftelia – dhe kjo listë mund të shkonte gjatë! Por të gjitha këto, veç e veç, apo së bashku, kanë zënë vendin e tyre në ndërgjegjen time krijuese, dhe janë ‘përkthyer’ në rezonanca të veçanta muzikore. Si kompozitor,‘mesazhi’ më i përshtatshëm që mund të jepja për shqiptarët nëpër botë, do të ishte me nota muzikore, dhe dëshira ime këtu është që t’i përshëndes lexuesit pikërisht me këngën ‘Moj e Bukura Moré’, të cilën e kam punuar më shumë dëshirë dhe emocion.”

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Post Views: 80
Tags: edi rama
Previous Post

Greqi, vritet e digjet shqiptari 21 vjeç

Next Post

Shqipëria, ku njerëzit burgoseshin pse dëgjonin “The Beatles”!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shqipëria, ku njerëzit burgoseshin pse dëgjonin "The Beatles"!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.