Dy turistë çekë janë rrëzuar në një humnerë në zonën e Thethit, teksa ishin duke udhëtuar me motorçikletë.
Ata kanë rrëshkitur në ujëvarën Gjeçaj, dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur lehtë.
Motorçikleta u rrëzua në ujëvarë, ndërsa turistët nga Çekia shpëtuan për mrekulli.
Aksidentet që ndodhin me turistët çekë në vendin tonë nuk janë ta pakta, teksa në shumë raste gjatë sezonit turistik kanë humbur gjatë eksplorimit në zonat malore.















