Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kanë marrë me forcë në makinë dhe kanë rrahur një 19-vjeçar me inicialet F.L.
Të arrestuarit janë Denoz Kaziu 23 vjeç dhe Faslli Musej 26 vjeç, të cilët një ditë më parë pas një sherri për motive të dobëta, goditën me sende të forta adoleshentin.
Ata e futën me forcë në makinë dhe e dërguan në lagjen Nr.15, ku e dhunuan dhe më pas e lanë të lirë.















