Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë agresorin dhe të njëjtin e ka prangosur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.






















