Ky sistem monitorimi garantonte që vajzat të ishin të vëzhguara gjatë të gjithë kohës, duke mos i lënë asnjë mundësi të bënin lëvizje të dyshimta. Paratë e fituara nga shfrytëzimi seksual i vajzave shqiptare dhe greke investoheshin në kanabis.
10 shqiptarët u arrestuan nga policia dhe do të përballen me akuzat për rekrutimin, shfrytëzimin dhe detyrimin për prostitucion, mbajtjen në mënyrë të paligjshme të armëve, grabitje, lëndime të rënda trupore, dhe prodhim droge.






















