Kosova është e vendosur për të ardhmen e saj euroatlantikeë, u shpreh presidenti Thaçi.
NATO dhe BE janë destinacionet e vetme të Kosovës, shtoi ai.
Kurse, drejtoresha Eichhorst u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin me Kosovën dhe për të arriturat në proceset e rëndësishme, si dialogu dhe MSA-ja.
Presidenti Thaçi po ashtu kërkoi nga BE-ja që të mos lejojë që Kosova të mbetet e izoluar, si dhe të marrë vendim që sa më parë të jepet drita e gjelbër për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.
“Është vërtetë për keqardhje që për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë, për shkak të ambicieve personale e partiake, të pësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të mbeten evropianët e vetëm të izoluar, pa mundësi që të lëvizin të lirë në kontinentin e tyre”, përfundoi presidenti Thaçi.






















