• Latest
  • Trending
  • All

Thaçi për të përditshmen boshnjake “Dnevni Avaz”: Është me rëndësi që BE dhe SHBA të përkrahin Ballkanin

20/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Thaçi për të përditshmen boshnjake “Dnevni Avaz”: Është me rëndësi që BE dhe SHBA të përkrahin Ballkanin

20/08/2016
in Aktualitet, Lajme

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë pas vizitës historike të zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë, ka dhënë përshtypjet e tij në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz” përkitazi me vizitën e dytë të njeriut të SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të kthehemi nga e ardhmja

Presidenti Thaçi ka thënë për këtë të përditshme se porositë e Bidenit në Beograd dhe në Prishtinë i janë adresuar, në të vërtetë, tërë rajonit.

“Vizita e zëvendëspresidentit Biden në Kosovë përbën një njohje të të arriturave në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, por porositë e tij janë njëherësh thirrje për të shfaqur guxim dhe vullnet për marrjen e vendimeve të rëndësishme, të cilat nganjëherë mbase janë jopopullore për ca segmente të shoqërisë, që të lihet prapa e kaluara dhe të kthehemi nga një e ardhme më të mirë për të gjithë, në bashkëpunim dhe integrim”, ka thënë presidenti Thaçi për Dnevni Avaz.

Thaçi theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga ana e BE-së dhe SHBA-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Për këtë arsye “Procesi i Berlinit” është i rëndësishëm, si dhe fakti që BE nuk guxon të vonohet në përkushtimin e saj ndaj rajonit tonë”, ka thënë ai.

Duke komentuar kërkëesat konkrete të zëvendëspresidentit amerikan në lidhje me përkrahjen e SHBA-së për Kosovën dhe për zgjidhjen e çështjeve të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, presidenti Thaçi ka thënë se “zëvendëspresidenti Biden ka konfirmuar se Kosova është në rrugën e duhur”.

“Ky është një rikonfirmim i të arriturave të Kosovës në konsolidimin e shtetit dhe e rolit të saj në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, se janë forcuar përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se është shënuar sukses në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit. Gjithashtu, Biden e ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në rajon”, është shprehur Thaçi.

Dijalogu dhe bashkëpunimi

Në pyetje se si i sheh ai zhvillimet në rajon, duke përfshirë edhe Bosnjë e Hercegovinën, në përputhje me porositë e Bidenit, presidenti Thaçi është përgjigjur se “edhe me një shikim sipërfaqësor nga Ballkani Perëndimor mund të konfirmohet imazhi i një rajoni të përhumbur nga e kaluara”.

“Por, nën atë sipqërfaqe vërehet se të gjitha shtetet e këtij rajoni janë stabile, ekzistojnë në paqe dhe sa janë të kthyera nga dialogu dhe bashkëpunimi. Ç’është e vërteta, gjithmonë ka përpjekje nga jashtë për t’i destabilizuar ato, por mendoj se të gjithë kemi mësuar, në një mënyrë mjaft të rëndë, se çfarë mund të shkaktojnë nacionalizmi dhe urrejtja”, ka thënë Thaçi.

Rruga dhe lapidari kushtuar “Boe Biden” do të forcojnë më tej lidhjen mes Kosovës dhe zëvendëspresidentit Biden

Në intervistën për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”, presidenti Thaçi ka thënë se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë ka qenë edhe e karakterit privat.

“Një rrugë në Kosovë ka marrë emrin e të birit të ndjerë të zëvendëspresidentit Biden, Beau Biden, i cili ka punuar për rindërtimin e sektorit të drejtësisë në Kosovën e pasluftës. Zëvendëspresidenti Biden ka ardhur me familjen e tij me këtë rast. Ajo rrugë, por edhe lapidari i ndërtuar në afërsi të bazës Bondsteel, do të jetë edhe një lidhje mes Kosovës dhe zëvendëspresidentit Biden, mikut të dëshmuar dhe përkrahësit të madh të Kosovës në dy dekadat e fundit”, përfundoi presidenti Thaçi.

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Libri i autorit misterioz që përçau krejt fshatin (Video)

Next Post

Mustafa: Biden ishte i drejtpërdrejtë, kërkoi ta ratifikojmë demarkacionin

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Mustafa: Biden ishte i drejtpërdrejtë, kërkoi ta ratifikojmë demarkacionin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.