“Ai më tha, unë jam shumë i drejtpërdrejt. Qëndrimi i tij, i cili është edhe i Barak Obamas ishte shumë i qartë, që duhet të ratifikohej marrëveshja”, ka thënë ai.
Mustafa poashtu ka folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur një detaj interesat, se në delegacioni e Kosovës gjithmonë është i pranishëm edhe një përfaqësues i DASH-it.
“Kërkojë të vazhdohet dialogu me Serbinë me ndërmjetimin e BE-së. Por, mund të nënvizoj se asnjëherë s’kemi qenë pa pjesëmarrjen edhe të SHBA-së. Gjithmonë kemi pas njerëz të Deparamentit të Shtetit në Bruksel. SHBA-ja e ka përkrahur dialogun në mënyrë aktive dhe na thanë se duhet të implementohen Marrëveshjet edhe nga ana e Serbisë. Por, është obligimi edhe i yni që të formohet Asoaciaioni i Komunave me Shumicë serbe”, ka thënë ai.






















