Prishtinë, 15 tetor – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dënon aktet e dhunshme në Beograd, duke theksuar se në stadiumin e kryeqytetit serb kishte barbari.
Thaçi shtoi se e ka përcjellë me mjaft emocione ndeshjen dhe se ka parë që lojtarët shqiptarë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.
“Ajo çfarë pashë në Beograd ishte një akt barbar dhe qyqar. I përgëzoj lojtarët e Kombëtares Shqiptare për lojën që zhvilluan në Serbi”, ka thënë Thaçi.
Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është mbyllur në barazim pa gola në minutën e 42-të të lojës.















