• Latest
  • Trending
  • All

Thaçi: Marrëveshja me LDK-në, e plotë. Unë President në 2016-ën

14/12/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Thaçi: Marrëveshja me LDK-në, e plotë. Unë President në 2016-ën

14/12/2014
in Lajme, Rajoni

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi në një intervistë për radion Europa e Lirë se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të zbatohet deri në fund dhe sipas të gjitha pikave, e cila parashikon që President i ri i Kosovës do të zgjidhet kryetari i PDK-së, pra zoti Hashim Thacci. Më poshtë intervista e plotë…

Zoti Thaçi, partia juaj ka hyrë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Duke pasur parasysh rivalitetin midis dy partive, sa do të jetë i vështirë funksionimi i këtij koalicioni?
Partia Demokratike e Kosovës, si partia fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, ka reflektuar në kuptimin e përgjegjësisë më të lartë institucionale në interesa së pari të vendit, të qytetarëve të Kosovës, pastaj në interesat e Partisë Demokratike të Kosovës.Unë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të lartë për këtë mbështetje të strukturave të PDK-së që të ndërtojmë një koalicion të partive të qendrës së djathtë, pra më LDK-në, që do të punojmë si një ekip i përbashkët me vlera dhe interesa.Pra, me vlera tona të përbashkëta, me vlerat tona kombëtare, politike euroatlantike. Në të njëjtën kohë edhe interesat tona të përbashkëta të vendit. Shpresoj dhe besoj fuqishëm se koalicioni do të jetë stabil. Do të jetë kredibil, do të jetë efektiv në punë, do të jetë i përkushtuar për qeverisje të mirë, për rend dhe ligj, në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për vazhdimin e zhvillimit ekonomik krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës. Pra, do të punojmë për Kosovën e re zhvillimore, Kosovën evropiane dhe Kosovën euroatlantike.
Partitë politike në opozitë i kanë dhënë “jetë të shkurtër” këtij koalicioni. Si do t’iu përgjigjeshit ju atyre?
Unë, dëshiroj dhe do të punoj që të gjejmë hapësira bashkëpunimi edhe me partitë opozitare në interes të shtetit tonë dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Do të punoj që të gjejmë pika që na përfarojnë me opozitën, jo që na ndajnë. Natyrisht, që ka zëra të ndryshëm edhe sa i takon këtij koalicioni, por koalicioni i PDK-së me LDK-në është koalicion për Kosovën, jo i drejtuar ndaj askujt. Ka legjitimitet të plotë qytetar, ka legalitetin e plotë. Është i bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetues. Ne jemi koncentruar që nga dita e parë që të punojmë në interes të të gjithëve. Kështu që kam besim që edhe opozita do të luaj rolin e vet që i takon: së pari të mendojë për vendin, pastaj për ballafaqimet politike. Në të njëjtën kohë, çdo kritikë është e mirëseardhur, kritikë natyrisht e arsyeshme, kritikë për një qeverisje edhe më të mirë dhe më efektive, më dinamike. Këto kritika do të jenë shumë të mirëseardhura. Duhet të mendojmë të gjithë se jemi në proces të konsolidimit të shtetit dhe shtetin mund ta forcojmë vetëm së bashku.
Në marrëveshjen të cilën e keni arritur me LDK-në, përmendet zgjedhja juaj si president, pas përfundimit të mandatit aktual. Çfarë garancish keni se do të zgjedheni në këtë post në vitin 2016, kur edhe skadon mandati i presidentes Jahjaga?
Unë i jap mbështetje të plotë presidentes Atifete Jahjaga dhe Qeveria i jep mbështetje të plotë presidentes. Falënderojmë për rolin e saj lehtësues që e ka krijuar për të gjitha partitë që të ulen në zyrën e saj për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të ndërtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në gjashtëmujorin e kaluar, për arsyeje se ka qenë një ngërç krejt i panevojshme nga një spektër humbës i zgjedhjeve të 8 qershorit. Në momentin që unë kam vendosur të ndërtoj koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe PDK-ja ka vendosur që ta depersonalizojë procesin në interes të vendit, ta de-partizojë në interes të shtetit. Prandaj, çështja më pak e rëndësishme është pozicionet individuale të lidershipit. Aktualisht të gjithë duhet të punojmë si një ekip i përbashkët për vendin.
Ju, a keni marrë ndonjë garanci që do të jeni president në vitin 2016?
Marrëveshja do të respektohet në tërësi. Do të punojmë bashkërisht. Tani jam i koncentruar plotësisht në angazhimet e reja qeverisëse që i kam.
A do të thotë se do të jeni president në vitin 2016?
Ritheksoj, marrëveshja do të respektohet dhe është nënshkruar për t’u respektuar në tërësi. Është një marrëveshje e një besimi të ndërsjellë. Është marrëveshje e vullnetit të mirë e përgjegjësive të ndara institucionale. Unë president kam pasur mundësi të zgjedhem edhe më herët, tri herë, por gjithmonë kam pasur kontratën me qytetarët që t’iu shërbej në kuptimin e ekzekutivit.
Sa do të mundet kjo qeveri, të përballet me sfidat jo të pakta që ka para vetes? Keni qenë shtatë vjet kryeministër dhe korrupsioni vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze me të cilat përballet Kosova. Si e tillë është përmendur edhe nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit…
Gjatë dy mandateve të qeverisjes qe kam udhëhequr Kosovën, ekzekutivin, kanë qenë mandatet e bërjes së Kosovës së pavarur, konsolidimit të shtetit, të 108 njohjeve për Kosovën, në të njëjtën kohë fillimin e zhvillimit ekonomik. Ndërsa, tash natyrisht që ka pasur një betejë jo të lehtë kundër fenomeneve negative: korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne që në start, në këtë mandat të tretë, tani bashkërisht me LDK-në, me kryeministrin Mustafa, do të ballafaqohemi me sfida jo të lehta, në veçanti procedimin e projektligjeve që ndërlidhen drejtpërdrejt me obligimet tona që kemi para bashkësisë ndërkombëtare, formimi i Gjykatës Speciale. Në të njëjtën kohë vazhdimi i betejës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ka qenë sfidë dhe do të mbetet sfidë edhe në të ardhmen. Por, tani me energji të bashkuara, unë kam besim që do të kemi sukses më të madh.
Ajo e cila gjithashtu përmendet si sfidë serioze është çështja e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte. Jeni të gatshëm të ofroni bashkëpunimin e pakompromis, ashtu siç edhe është kërkuar?
Institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë të përgjegjshme në bashkëpunim, do t’i kryejnë të gjitha obligimet që kanë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, sa më shpejtë që zbardhen këto dyshime të padrejta në raport me Kosovën, në raport me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe individëve të saj, aq më mirë është për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, prandaj Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet e veta.
Në cilësinë e kryeministrit, gjithashtu keni udhëhequr dialogun politik Prishtinë – Beograd, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Si e shihni vazhdimësinë e këtij procesi?
Dialogu do të vazhdojë. Do të vazhdojë implementimi i marrëveshjeve që kemi arritur në Bruksel. Është fat që edhe partneri aktual i koalicionit ka mbështetur marrëveshjen e Brukselit dhe ka votuar në Parlament, LDK-ja.Është një sinjal i mirë edhe nga partitë opozitare që dëshironin dhe shpresonin të formonin qeverinë, që ishin të gatshme hyjnë në dialog. Kështu që tash besoj që ai zë i arsyes do të dominojë dhe do ta mbështesin këtë proces.Pra, dialogu në Bruksel do të vazhdojë, do të arrihen marrëveshje të reja, marrëveshje për drejtësinë është në prag të finalizimit, dhe unë shpresoj që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të dinamizohet ky proces për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, dhe përmbylljen e këtij procesi me njohjen nga Serbia për Kosovën.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Kuvend, në përbërje të Listës Serbe, e shtynë fillimisht pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e Kosovës deri në, përmbushjen e kërkesave të tyre. Çfarë u keni premtuar saktësisht?
Marrëveshja e arritur në mes të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe e komuniteteve tjera, janë marrëveshje transparente, të nënshkruara mes lidershipit të partive përkatëse, janë marrëveshje kushtetuese dhe ligjore, do të thotë respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Nuk ka asgjë për të fshehur, përfaqësimi i tyre është kushtetues dhe ligjor, natyrisht si partnerë të koalicionit do të jenë në qeveri. Ju e patë edhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Stojanoviq, që do të jenë korrekt dhe konstruktiv. Gjithashtu grupi parlamentar do të luajë rolin e vet në Parlamentin e Kosovës. Pra, do të jetë një vazhdimësi e këtij partneriteti në qeverisjen gjithëpërfshirëse të komuniteteve, shumëpërfshirëse nëkuptimin politik dhe gjithëpërfshirëse në kuptimin e përfshirjes së gjitha komuniteteve.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ndonjë premtim i veçantë nuk është dhënë?

: Në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, sepse nuk kemi pasur nevojë që të japim premtime që nuk dalin edhe nga kompetencat tona, por marrëveshja jonë është plotësisht kushtetuese dhe ligjore. Natyrisht, me parametrat e ndarjes së përgjegjësive politike kemi treguar një gjenerozitet por që është në kompetencën e dy partnerëve, PDK-së dhe LDK-së.

Previous Post

PD: Mbulojnë korrupsionin me akuza qesharake ndaj opozitës

Next Post

Arkivoli në Korçë: Mos shko në protestën e PD-së, do bjerë tërmet

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Arkivoli në Korçë: Mos shko në protestën e PD-së, do bjerë tërmet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.