• Latest
  • Trending
  • All

Thaçi ia bëri të qartë Listës Serbe: Kjo është përpjekja e fundit për krijimin e ushtrisë me ndryshime kushtetuese

08/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Thaçi ia bëri të qartë Listës Serbe: Kjo është përpjekja e fundit për krijimin e ushtrisë me ndryshime kushtetuese

08/04/2017
in Aktualitet, Lajme

Presidenti Thaçi ka thënë se është esenciale që përfaqësuesit politikë të komunitetit serb të mos mendojnë qoftë edhe për një çast të vetëm se institucionet e Kosovës po heqin dorë nga themelimi i Forcave të Armatosura, sepse ky do të ishte gabimi më i madh i tyre.

“Ne me qëllimin më të mirë, në përputhje me Planin e Veprimit, vetëm po e bëjmë procesin krejtësisht transparent, gjithëpërfshirës dhe po i japim edhe një mundësi të fundit themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Mirëpo një gjë mbetet e sigurt, nuk do të lejojmë bllokim dhe abuzim më këtë proces nga askush që ka pretendime të tilla”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Përpjekja e fundit për krijimin e ushtrisë me ndryshime kushtetuese

Presidenti Thaçi ka thënë se duke qenë plotësisht i përgjegjshëm për rëndësinë e përfundimit të procesit të themelimit të ushtrisë së Kosovës nëpërmjet një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe që siguron mbështetjen e plotë të të gjithë partnerëve tanë strategjikë, konsideron se institucionet tona ende kanë në dispozicion kohën e mjaftueshme që bashkërisht të bëhet edhe një përpjekje të fundit që të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Si president dua të siguroj të gjithë hisedarët në këtë proces, e sidomos përfaqësuesit legjitim të komunitetit serb të cilët ende kanë hezitime dhe keqkuptime, por me këtë rast dua të siguroj publikisht edhe partnerët tanë ndërkombëtarë se përpjekjet e të gjitha institucioneve tona shtetërore për të arritur këtë qëllim janë tepër serioze dhe qëllimmira.

Ne nuk jemi duke i bërë këto përpjekje vetëm sa për sy e faqe apo vetëm për të bindur partnerët tanë se ne e bëmë përsëri edhe një përpjekje, mirëpo përfaqësuesit politikë të komunitetit serb nuk ndryshuan qëndrimin e tyre. Në asnjë rrethanë, ky nuk është qëllimi”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se themelimi i ushtrisë do që të jetë një moment i bashkimit të qytetarëve të Kosovës, partive politike dhe shoqërisë civile.

“Ne duam që edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë të jetë pjesë e këtij procesi dhe të japë mbështetjen e vet nëpërmjet përfaqësuesve të vet politikë, njësoj sikurse të gjitha komunitetet e tjera. FSK-ja, sot është shumetnike, ashtu siç do të jenë nesër edhe Forcat e Armatosura të Kosovës që me krenari do t’iu shërbejnë interesave të qytetarëve të Kosovës në mënyrë të barabartë”, ka thënë Thaçi.

Dy arsyet që e bënë Thaçin t’i jap edhe një mundësi Listës Serbe

Presidenti Thaçi ka thënë se që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot kemi pasur një debat mjaft të dobishëm që ka ndodhur në nivele të ndryshme të shoqërisë sonë dhe dy kthesa apo zhvillime të rëndësishme, të cilat mendon se ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Zhvillimi i parë pozitiv është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore, ndërsa zhvillimi i dytë është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë Thaçi.

Sido që të jetë, duke respektuar të gjitha mendimet dhe qasjet e ndryshme për themelimin e ushtrisë së Kosovës, presidenti ka thënë se emërues i përbashkët i krejt këtij debati është se institucionet e Republikës së Kosovës, partitë politike parlamentare, shoqëria civile dhe qytetarët e Kosovës janë të gatshme për të bërë hapin e natyrshëm, kushtetues dhe ligjor për themelimin e ushtrisë së Kosovës, qoftë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që është dhe mbetet opsioni ideal apo qoftë edhe nëpërmjet nismës ligjore.

Ky është fjalimi i plotë i presidentit Thaçi në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe Zhvillim (RIDEA)

Të faleminderit profesor Graiçevci, ty dhe institutit RIDEA, për organizimin e kësaj konference, e cila na ofron mundësi që bashkërisht të flasim hapur dhe në mënyrë racionale për Forcën e Sigurisë së Kosovës, respektivisht Forcat e Armatosura të Kosovës në të ardhmen e afërt.

Më lejoni që të përshëndes të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference, duke e falënderuar fillimisht profesorin e respektuar z. Daniel Serwer, i cili ka bërë një rrugë të gjatë nga Uashingtoni për të ardhur këtu në Prishtinë për të dhënë pikëpamjet e tij të çmuara për temën që do të trajtojmë sot.

Gjithashtu, dua të përshëndes edhe anëtaret tjerë të respektuar të këtij paneli, Ambasadorin e SHBA-së z. Greg Delawie, Ambasadorin e Republikës së Francës z. Didier Chabert dhe Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Branimir Stojanoviç.

Ndërsa një përshëndetje të veçantë kam për audiencën e përzgjedhur dhe shumë të respektuar, e cila sigurisht që me komentet e veta do t’i japë kuptim edhe më të madh konferencës së sotme.

Tani duke pasur konsideratë për vëmendjen dhe kohën tuaj, më lejoni të ndaj me ju disa nga pikëpamjet e mia për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, respektivisht themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ashtu siç jeni të informuar, iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK është krejtësisht legjitime, kushtetuese dhe në funksion të forcimit dhe mbrojtjes së sovranitetit tonë shtetëror.

Këtë iniciativë ligjore për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës e kam ndërmarrë në një moment të caktuar dhe duke qenë i bindur se tashmë ishin shterur të gjitha mundësitë tjera për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Ky veprim dhe bindje e imja nuk ka qenë aspak e rastësishme.

Përkundrazi, është një veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona shtetërore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që gjatë tri vjetëve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës, në përputhje me rekomandimet e dokumentit kryesor të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, të miratuar në mars 2014.

Për më tepër, përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke bërë të pamundur që institucionet tona të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik për vendin tonë.

Prandaj, më lejoni që më ketë rast të shpreh mirënjohjen time për zëvendëskryeministrin Stojanoviç dhe të gjithë deputetët dhe përfaqësuesit e tjerë politikë të Listës Serbe, të cilët kanë vendosur t’i rikthehen punës në kuadër të institucioneve tona.

Nuk ka dyshim, që mënyra e vetme dhe më e mira për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, e në këtë rast të komunitetit serb, është dhe mbetet vetëm përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në institucionet tona shtetërore.

Iniciativën ligjore për themelimin e ushtrisë së Kosovës e kam ndërmarrë jo vetëm për shkak se është obligim kushtetues dhe ligjor, jo vetëm se është e drejtë e jona thelbësore që të kemi ushtrinë tonë, e cila garanton mbrojtjen e sovranitetit tonë shtetëror, mirëpo edhe për shkak se kam konsideruar se Kosova e ka të pamundur të realizojë qëllimin e vet për anëtarësim në NATO, pa themeluar ushtrinë e vet.

Por, çfarë ka ndodhur në ndërkohë?

Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot kemi pasur një debat mjaft të dobishëm që ka ndodhur në nivele të ndryshme të shoqërisë sonë dhe dy kthesa apo zhvillime të rëndësishme, të cilat mendoj se ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Zhvillimi i parë pozitiv është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore, ndërsa zhvillimi i dytë është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

Sido që të jetë, duke respektuar të gjitha mendimet dhe qasjet e ndryshme për themelimin e ushtrisë së Kosovës, unë mendoj se emëruesi i përbashkët i krejt këtij debati është se institucionet e Republikës së Kosovës, partitë politike parlamentare, shoqëria civile dhe qytetarët e Kosovës janë të gatshëm për të bërë hapin e natyrshëm, kushtetues dhe ligjor për themelimin e ushtrisë së Kosovës, qoftë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që është dhe mbetet opsioni ideal apo qoftë edhe nëpërmjet nismës ligjore.

Në rrethana të tilla, institucionet e Republikës së Kosovës janë krejtësisht të vetëdijshme për rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të partneritetit strategjik me NATO-n dhe SHBA-në, ashtu siç janë të përgjegjshme se themelimi i ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet pa humbur kohë.

Unë si President dhe si Komandant i Përgjithshëm i FSK-së e kam për obligim që së bashku me të gjitha institucionet e tjera të Kosovës, ta themelojmë ushtrinë e Kosovës, por edhe ta ruajmë dhe forcojmë më tutje bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë.

Ky qëllim është krejtësisht i arritshëm, duke marrë për bazë faktin se të gjithë partnerët tanë strategjikë pajtohen se Kosova duhet të themelojë ushtrinë.

Dallimi i vetëm deri më sot ka qëndruar në qasjen që duhet ndjekur për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.

Pra, shtetet anëtare të NATO-s dhe SHBA-ja ende besojnë se institucionet e Republikës së Kosovës munden dhe duhet të bëjnë përpjekje që të  themelojnë Forcat e Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Brenda këtij konteksti dhe duke marrë parasysh dy zhvillimet e fundit të rëndësishme të cilat i theksova më lart, unë konsideroj se institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të gatshme që të rifillojnë edhe një përpjekje të fundit serioze që së bashku me partnerët tanë strategjikë të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, e në veçanti të komunitetit serb për transformimin e FSK-së në FAK nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Ne nuk duhet të harrojmë faktin se themelimi i ushtrisë së Kosovës është njëri nga momentet dhe zhvillimet më të rëndësishme për procesin e shtetndërtimit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Prandaj është esenciale që përfaqësuesit politikë të komunitetit serb të mos mendojnë qoftë edhe për një çast të vetëm se institucionet e Kosovës po heqin dorë nga themelimi i Forcave të Armatosura, sepse ky do të ishte gabimi më i madh i tyre.

Ne me qëllimin më të mirë, në përputhje me Planin e Veprimit, vetëm po e bëjmë procesin krejtësisht transparent, gjithëpërfshirës dhe po i japim edhe një mundësi të fundit themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Mirëpo një gjë mbetet e sigurt, nuk do të lejojmë bllokim dhe abuzim më këtë proces nga askush që ka pretendime të tilla.

Në çdo rrethanë, unë jam i sigurt se i gjithë ky proces jetik për Republikën e Kosovës do të përmbyllet me sukses të plotë brenda një periudhe të shkurtër kohore gjatë këtij viti.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj!

Tags: albaniannato
Previous Post

Pyet kryeministri: Kujt po i pengon progresi dhe luftimi i korrupsionit?

Next Post

Pas sulmit terrorist, sot ditë zije në Suedi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pas sulmit terrorist, sot ditë zije në Suedi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.