Duke u bazuar në traditën kishtare, kungimi është njëri ndër sakramentet më të rëndësishme, të cilin mund ta marrin vetëm besimtarët e krishterë. Sipas normave dhe rregullave të përcaktuara nga kisha, të gjithë besimtarët e pagëzuar në fenë e krishterë e të cilët janë të rrëfyer kanë të drejtë të kungohen.
Mirëpo këtë normë, me ose pa vetëdije, e kanë thyer dy udhëheqësit më të lartë shtetërorë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, ku u janë bashkuar besimtarëve të shumtë në sheshin e “Shën Pjetrit” në marrjen e kungimit, ani pse me rregulla të kishës një gjë e tillë ndalohet për personat që nuk i përkasin religjionit të krishterë.
Marrjen e kungimit gjatë kësaj meshe nga ana e presidentit Thaçi e ka konfirmuar vetë Zyra e tij.























