Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë takime me përfaqësuesit e serbëve, porse nuk janë konsultuar për këtë temë. Kështu ata thonë se ende nuk mund të flitet për mbajtjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit. Në anën tjetër, subjektet opozitare thonë se Qeveria do të dorëzohet në këtë temë. Prandaj, sipas tyre, opsioni më i mirë është që kjo marrëveshje të hedhet poshtë dhe se procesi i demarkacionit të nisë nga fillimi.
Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se përfaqësuesit e Qeverisë kanë vazhdimisht takime me përfaqësuesit e Listës Serbe, porse nuk kanë zhvilluar ndonjë takim të veçantë për çështjen e Demarkacionit.























