Kryeministri I Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e mandatarit.
Në një postim në profiling e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se ai do ta respektojë “plotësisht” këtë vendim.
“Sapo mora Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që e përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe të drejtën e mandatarit për formimin e institucioneve të reja, sipas Nenit 95, paragrafi 4 të Kushtetutës si dhe Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme që përcakton qartë mënyrën dhe afatet e krijimit të koalicioneve. E respektoj këtë vendim plotësisht”, ka shkruar Thaçi. (r.m.)
















