“Para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare. Ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t’i “kontrolluar”, demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se kjo ngjarje shënon një faqe të re në historinë e rezistencës së Kosovës.
“Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”,shkruan Thaçi.






















