Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka thënë se buxheti i vitit 2015 është i bazuar në rritjen ekonomike prej 4.6 për qind dhe me vlerë totale prej 1 miliard e 670 milionë euro.
Ky buxhet, sipas tij, do të inkorporojë investime kapitale më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e mirëqenies sociale.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se janë në fazën finale të përpilimit të Buxhetit të 2015, i cili është i vetmi në rajon që vazhdon të rritet në bazë të zhvillimit të ndjeshëm ekonomik të Kosovës, si dhe rritjes së të hyrave.
“Jemi në fazën finale të përpilimit të Buxhetit të 2015, i cili është i vetmi në rajon që vazhdon të rritet në bazë të zhvillimit të ndjeshëm ekonomik të Kosovës si dhe rritjes së të hyrave. Buxheti do të inkorporojë investime kapitale më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe rritjen e mirëqenies sociale. Buxheti është i bazuar në rritjen ekonomike prej 4.6% dhe me vlerë totale prej 1 miliard e 670 milionë euro. Do të jemi të përgjegjshëm me paranë publike duke u fokusuar në nevojat e Kosovës për krijimin e vendeve të reja të punës. HTH”, ka shkruar Thaçi.
















