Kryeministri Hashim Thaçi, në fund të muajit mars, kishte deklaruar se për dhjetë ditë, më së largu dy javë do të niste ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup.
“Gjithçka është përmbyllur rreth fituesit të tenderit dhe procedurave të tjera. Kanë mbetur vetëm disa çështje teknike për të nisur puna”, kishte deklaruar Thaçi, në një intervistë televizive.
Pot, kanë kaluar më shumë se dy muaj nga premtimi publik i Thaçit, por lidhur me realizimin e këtij projekti nuk ka lëvizur asgjë përpara.
Burime të gazetës Express kanë treguar se zvarritja e fillimi të punimeve po bëhet pikërisht nga kreu i Qeverisë.
Sipas këtyre burimeve, Ministria e Infrastrukturës dhe kompania fituese e tenderit “Bechtel & Enka” i kanë përfunduar moti të gjitha procedurat dhe janë duke pritur vetëm sinjalin e Thaçit për t’i nisur punimet.
“Ka kohë që kanë përfunduar të gjitha procedurat. Ministria e Infrastrukturës dhe ‘Bechtel & Enka’ janë të gatshme nga muaji maj për t’i nisur punimet. Zvarritja po behët nga kryeministri Thaçi, i cili po pret të marrë mandatin edhe një herë dhe ta nisë këtë projekt. Probleme të tjera nuk ka sa i përket kësaj rruge”, ka thënë burimi për Express.
Gazeta ka kërkuar përgjigje për këtë çështje në Ministrinë e Infrastrukturës dhe në kompaninë “ Bechtel & Enka”, por asnjëra palë nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë.
Kompania “Bechtel & Enka” ishte shpallur fituese e tenderit për ndërtimin e kësaj autostrade. Ajo kishte paraqitur dy oferta: njëra që autostrada të ndërtohet pa tunel, me një çmim prej 500 milionë eurosh, ndërsa tjetra me tunele, me një kosto prej 600 milionë eurosh.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...













