Zhelko Virijeviq, nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike në veri të Mitrovicës, i ka thënë “Radio Kontakt Plus” se nuk pret që integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucionet e Kosovës të bëhet sivjet. “E dimë se ajo pjesë ka përfunduar, punëtorët janë përzgjedhur, por ajo që nuk dimë është se kur do të ndodhë integrimi. Informatat më të reja lidhur me ‘Trepçën’, si dhe informatat e fundit lidhur me kufirin në mes të Kosovës e Serbisë negativisht kanë ndikuar në procesin e integrimit. Ajo çka ne mund të themi është se integrimi nuk do të ndodhë deri në fund të këtij viti”, ka thënë ai.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...























