Njoftimi paralajmëron për rrezikun e cunamit në rajon.
“Valë të rrezikshme të cunamit janë të mundshme”, ka njoftuar edhe Qendra Paralajmëruese e Cunamive të Paqësorit përmes një njoftimi pas tërmetit që goditi rajonin e Irlandës së Re të Papua Guinesë së Re, me thëllësi prej 73 kilometra.
Qendra në fjalë ka thënë se valët e cunamit janë të mundshme brenda tre orësh përgjatë bregdetit jo vetëm të Papua Guinesë së Re, por edhe Indonezisë, Ishujve Solomon, Naurus etj.























