Pacolli udhëtimin e të rinjve e ka krahasuar me udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, duke thënë se është ndjerë shumë i emocionuar.
“Me kujtohet si sot udhëtimi im i parë. Unë për herë të parë udhëtova jashtë vendit në vitin 1966. Nuk i kam harruar emocionet qe kisha . Sot kam kënaqësinë të udhëtoj me këta të rinj, në udhëtimin e tyre të parë jasht vendit. Siç pata premtuar, këta janë fansat e përzgjedhur për një udhëtim nëpër disa shtete të Europës’, ka shkruar Pacolli në Facebook.






















