Një 32-vjeçar nga Tepelena është vetëhelmuar duke pirë helm organik kundër karkalecave dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Burime policore për Syri.net thonë se Dritan G. fillimisht mori mjekim në spitalin e Gjirokastrës, por gjendja e tij ishte shumë e rëndë.
Ai u dërgua me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.
Nuk dihen motivet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë veprim, por burimet shtojnë se paraprakisht dyshohet që 32-vjeçari të ketë borxhe tek të afërmit.















