Meta vuri në dukje mungesën e kreut të grupit të PS-së, Ruci dhe të kreut të komisionit të Reformës, Xhafaj, të cilët erdhën me vonesë, ndërkohë që Meta kishte mbaruar fjalën e tij.
Pas fjalës së Palokës i cili akuzoi PS se tjetër draft ka për votim e tjetër është ai i konsensusit, Meta ka kërkuar llogari nga Xhafa për mbledhjen e mbrëmshme.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Xhafës, i cili i ka kërkuar Metës të ulë zërin.
Xhafaj: Së pari ule zërin
Meta: Jo zërin nuk e ul
Xhafaj: Ul zërin, kam tre vjet që dëgjo një parullë me qetësi e dashuri, dashuria ka ikur të paktën ruaj qetësinë. Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin.
Në fund, Meta kërkoi ndjesë.






















