Nga Ilir Seci
Nje nga mjeshtrat e piktures boterore qe kane trajtuar temen shqiptare eshte edhe anglezi,Joseph Cartwright,(1789-1829),piktor qe per fat te keq nuk njihet sa duhet nga vete shqiptaret!…Joseph Cartwright u lind ne Devon,Angli ne vitin 1789 dhe pati nje karriere ne Floten Britanike duke sherbyer aty si civil,ishte arketar.Mbas disa viteve ne marine,Joseph Cartwright njihet si piktor dhe i jepet e drejta e ushtrimit te profesionit si piktor i marines Britanike,prane admiralit te flotes mbreterore.Ne vitet qe ka sherbyer ne Marinën Britanike I bie rasti te qendroje disa vite në Korfuz,menjehere mbasi Ishujt e Jonit kaluan në zotërim britanik në vitin 1815. Cartwright punoi aty për disa vjet si llogaritar i përgjithshëm i administrim-finances se forcave angleze në Korfuz.Kete periudhë qendrimi e shfrytezoi mjaft sepse pati mundesinë që të udhëtojnë në ishujt e Jonit dhe zonat përreth.Joseph Cartwright ka ndejtur në Korfuz deri përafërsisht në fillim të 1821,vit ne te cilin Piktori botoi ne Angli,albumin e tij me piktura,”Pamje te Shtatë Ishujve”…Mbas kthimit ne Mbreterine e Bashkuar ka ekspozuar punimet e veta në Akademinë Mbretërore dhe Shoqates se Artistëve Britanike…
Në 1825 Joseph Cartwright u zgjodh anëtar i Shoqërisë së Artistëve Britanike dhe në vitin 1828 u emërua piktor detare,prane HRH Sir Duke Clarence ,Kryeadmirali i Anglisë,(ose Lordi Admiral),mbreti i ardhshëm i Anglisë , William IV.Nga Cartwright kane mbetur edhe portrete te Kryeadmiralit dhe me vone mbreti anglez…Cartwright vdiq në nje moshe te re,vetem 40 vjecare,ne apartamentin e vet në Londër më 16 janar te vitit 1829…
Nga viti 1823 deri me 1829 ,Joseph Cartwright i eshte kushtuar ekskluzivisht,pikturës detare,si dhe tematikes-përshkrim të betejave detare.Veprat e tij arriti te fitoje vlerësimin e publikut,vleresim qe sic e thame me siper,u be shtyse per ta emëruar Piktor Detare prane Sir Clarence,Admiralit te Lartë të Anglisë.Cartwright organizoi një ekspozitë ku përfshinte disa nga pikturat e tij të Betejës së Navarin,(1827) . Për të realizuar këto vepra ,Mjeshtri ka përdorur vizatime dhe informacionet qe i jepeshin atij nga oficerët pjesmarres të asaj beteje mes forcave osmane dhe forcave të perëndimit…siç dihet beteja ne fjale ishte vendimtare për kauzen e luftës greke për pavarësi…
Stili i Cartwright është i ndikuar nga rrymat artistike të kohës së tij,ku peizazhit dhe veçanërisht piktura detare pasurohen me elemente të kulturës popullore.Veprat e tij sjellin peizazhin dhe njerëzit realisht siç kane qene,me nje zhdërvjelltësi teknike,delikatesë,spontanitet dhe ndjeshmëri…
Në këtë album qe kam sjelle nga ky piktor i shquar i pikturës detare,kemi plot trajtime te figures se Shqiptareve qe kane banuar kudo në ishujt e Jonit në fillim të shekullit të 19-të…Me anë të ketyre vizatimeve të realizuara me aq aftësi e zell keni nje deshmi historike se cilet ishin banoret e ishujve!?Nga fryma e punimeve te Cartwright mund te thuhet se ishte përfaqësues i tendencës bashkëkohore artistike,pikerisht tendences qe meshonte idese se karakteri i një personi dhe temperamenti i tij duhet të përcillen në mënyrë të qartë përmes portretit…Portretet e shqiptareve qe na ka lene Joseph Cartwright jane madheshtore!Joseph Cartwright duket qarte qe ka qene i magjepsur mbas portreteve te shqiptareve!Ne shumicen e punimeve te tij ato zene vendin qendror ne tablo,Mjeshtri eshte i magjepsur nga larmia e kostumeve te shqiptareve qe i ka sjelle ne shume pasion ne punime!Ka realizuar punime te shqiptareve nga cdo shtrese nga barinjte suliote e deri te Ali Pashai…Nje perkujdesje te vecante autori shihet se e ka treguar ne trajtimin e figures se femres shqiptare te cilen e ka paraqitur shume bukur me bukurine e saj,larmine e veshjes shqiptare…Ne cdo punim te Cartwright femra shqiptare dallohet per finesen e saj,figuren e respektuar ne mjedisin shqiptar ku jeton.Ne cdo ishul ku ka shkuar te pikturoje Cartwright ne dallojme nga nje ose dy figura shqiptare…Behet fjale per vitet 1815-1821 dhe keto punime jane nje deshmi e forte historike se ku kane jetuar shqiptaret ne ato ishuj,Shqiptaret qe u bene nje objekt aq i dashur frymezimi per piktori anglez ne ate kohe jetonin ne gjithe ishujt joniane…






















