Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Mërkurë, 26 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Për 300 mijë dollarë, para me fajde, pranga bosit të karburanteve”. Tituj të tjerë janë; “Rrëfimi i ish-shefit të Shtabit: Bunkeri ishte i ushtrisë, nuk kishte zyrë për Enver Hoxhën”. “Denoncimi: Më ndërruan foshnjen në spital, hetim mjekëve”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Ilir Meta: Vërejtjet e Ruçit ishin të drejta, synonin të motivonin ministrat në punën e tyre”. Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: Nuk ka falje për faturat e energjisë. Basha: Çmimi po rritet”. “Denoncim për ndërrim fëmije në maternitet, do bëhet ADN-ja e bebes”. “Jeta në qeli e Gert Gjeneralit: Jam njeri tjetër, s’jam kriminel”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor; “Mësuesit, 19 programet e testit. MAS zbardh programet orientues. Testimi për mësuesit nga arsimi fillor deri te shkollat artistike”. Tituj të tjerë janë; “Stefan Gjenerali: Im bir ishte peng i Naim Zyberit, por ai nuk e ka vrarë atë”. “Mirditë, sherri për kumbullën, pret kushëririn me motosharrë në qafë”. “Arben Rakipi: Hapja e dosjeve, është e vonuar”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Debati për 70 vjetorin, Meta: Hoxha nuk njihej si komandant i luftës deri në ‘44”. Tituj të tjerë janë; “Rritja e taksave dhe çmimit të energjisë, FMN zhbllokon 58 milionë euro nga kredia”. “Hapja e dosjeve të Sigurimit, ligji shkon sot në Kuvend”. “Nishani: Drejtimi i ushtrisë po politizohet. S’firmos shkarkimin e Cekës”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Qeveria kalon testin e FNN-së, arrihet marrëveshja për këstin e dytë të huasë 53 milionë dollarë”. Tituj të tjerë janë; “Hapja e dosjeve, drafti dorëzohet sot në Kuvend”. “U dogjën në makinë, trupat mbeten në Francë”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















